Holanda i tregon “muskujt” Belgjikës në stadiumin “King Baudouin” në Bruksel, duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:1.
Pak kush e ka pritur një humbje turpëruese të Belgjikës.
Pjesa e dytë ka qenë fatale për vendasit, nuk i rezistuan sulmit si “stuhi” të “Tulipanëve”.
Golat për Holandën i realizuan futbollistët Bergwijn (40'), Depay (51' e 66'), Dumfries (62') dhe për Belgjkën Batshuayi shënoi në minutën e 90+3.
Holanda starton me fitore në Grupin 4 të Ligës A të Kombeve, ndërsa Belgjika zhgënjeu keq tifozët e saj.
Holanda kryeson me 3 pikë, pasojnë Polonia me 3, Uellsi 0 dhe Belgjika 0.