Kampioni në fuqi i botës, Franca, si vendas zhgënjeu, mposhtet në çastet e fundit (1:2) në përballje me Danimarkën, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Stade de France" në Paris.
Pjesa e parë u mbyllë pa gola, ndërsa golat bien në periudhën e dytë.
Në minutën e 51-të, Karim Benzema kaloi në epërsi francezët, por kjo nuk zgjati edhe shumë.
Në minutën e 68-të, Andreas Cornelius, me zgjuarsinë e tij barazon rezultatin.
Futbollisti Cornelius në minutën e 89-të ia siguroi fitoren danezëve.
Franca është në Grupin 1 të Ligës A të Kombeve. Austria kryeson me 3 pikë, duke lënë pas Danimarkën me 3, Francën 0, dhe Kroacinë me 0 pikë.