“Nuk ka momente të duhura për të njohur humbjen. Dhamë gjithçka kundër Danimarkës, ndaj edhe pengu i vetëm për këtë ndeshje është rezultati”.
Me këtë fjalë Hygo Loris ka shpjeguar disfatën që kampionët në fuqi të Ligës së Kombeve pësuan në shtëpi përballë Danimarkës. Dëmtimet e Varanit dhe Mbapesë rëndojnë bilancin për “Gjelat”, por kapiteni i ka qetësuar të gjithë me fjalët e tij.
“Mbappe dhe Varan u ndalën për të mos rënduar problematikat.
Të dy morën goditje dhe nuk duken si probleme serioze. U frikësuam disi, por janë djem të fortë e do të rikthehen.
Tani le të mendojmë për ndeshjen e së martës kundër Austrisë. Është rasti për të korrigjuar këtë nisje që i bëmë turneut pasi është brenda mundësive tona”, deklaroi portieri i “Gjelave”.