Aston Vila nuk ndalet në afatin kalimtar.
Pas disa transferimeve, skuadra e drejtuar nga Stiven Xherrard ka bërë zyrtare kalimin në formulën e huazimit të portierit të Romës, Robin Olsen.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike ekipi nga Birmingami, të cilët i urojnë mirëseardhjen gardianit 32-vjeçar suedez.
Gjatë sezonit të kaluar ai është aktivizuar si i huazuar te skuadra e Shefilld Junajtid, e cila militon në Championship, duke koleksionuar 11 paraqitje gjithsej.