Ish futbollisti i viteve 70-ta e 80-ta, Skënder Kuqi - Gena, sot ka arritur në Prishtinë dhe u takua me emrat e mëdhenj të sportit, siç është ish boksieri Afrim Majanci dhe ish hendbollisti e aktualisht sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci.
Gena ka disa plane për këtë vit e shpejt do t‘i zbulojë ato.
“Legjenda e mirënjohur dhe djali ma i mirë Gena ka zbarkuar në Prishtinë, sot patëm rastin së bashku me Afrim Majancin ta pijmë kafen e mëngjesit…

Rummenigge, Gena dhe Capello
Ju lutem të keni kujdes në shprehje se me të vërtetë Gena koka bë djal i mirë”, shkruan paksa me humor Gjinovci.
Gena jeton e vepron në Londër.

Gena dhe Armando Duka
Ai kujton kohërat e arta si futbollist por edhe vitet e fundit që u takua më shumë personalitete të futbollit botëror.