Pas marrëveshjes me Luis Campos, i cili do të jetë “konsulenti” i ri sportiv (por në fakt përgjegjës për tregun e transferimeve së bashku me Antero Henrique), Paris Saint-Germain duhet të zgjidhë nyjën e trajnerit.
Fati i Mauricio Pochettino është shënuar nga koha.
Në vend të tij, sipas “Le Parisien” do të vijë Christophe Galtier, i cili tashmë i ka thënë “po” klubit parizien, por tani duhet të gjejë një marrëveshje me Nice për përfundimin e kontratës (që skadon më 2024).
Armiku i madh, bisha e zezë e sezoneve të fundit është pra gati të marrë komandën e “luftanijes” në përpjekje për të fituar edhe jashtë kufijve kombëtarë francezë.