Kosovë - Greqi, bastet befasojnë

Futboll

Kosovë - Greqi, bastet befasojnë

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 16:37
Kosovë - Greqi, bastet befasojnë

Kombëtarja e Kosovës nesër mbrëma përballet me Greqinë, në kuadër të xhiros së dytë Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ dhe grekët ballafaqohen në ‘Fadil Vokrri’ në një sfidë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.

Kosova në këtë duel vjen pas fitores kundër Qipros (0-2), derisa edhe grekët vijnë pas fitores kundër Irlandës (1-0).

Kompanitë e basteve tashmë kanë parashikuar këtë ndeshje, derisa kanë favorizuar Greqinë.

Fitorja e kombëtares helene ka kuotën 2.20, ndërsa ajo e Kosovës 3.20, barazimi vlerësohet me kuotën 2.90.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat