Sulmuesi i Chelseat dëshiron me çdo kusht rikthimin e tij në Serie A.
Sulmuesi belg, Romelu Lukau, është shumë pranë që të kompletojë rikthimin e tij te Interi gjatë kësaj vere, raporton “Sky Sports”.
Largimi i tij nga “Blutë” e Londrës dhe rikthimi i tij në Serie A mund të ndodhë vetëm nëse Chelsea dhe Interi arrijnë marrëveshje, përcjell KosovaPress.
“Nerazzurët” siç bëhet e ditur nuk mund të përballojnë që të nënshkruajnë me Lukakun në një transferim permanent, dhe vendimi final pritet të merret nga pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly.