Arsenal ka shprehur interesim për sulmuesin e Cityt, Gabriel Jesus.
Man City është afër transferimit të Haaland dhe me ardhjen e tij, Jesus do të ketë më pak hapësira te “Citizens” nga të cilët mund edhe të largohet.
Manchester City po kërkon 60 milionë euro për ta lënë të lirë brazilianin.Sipas The Sun, Topçinjtë po kërkojnë të nënshkruajnë me brazilianin për rreth 45 milionë euro. Kjo përkundër faktit se Jesus kishte vetëm një vit nga kontrata e tij me skuadrën e Jose Guardiolës.
Për shërbimet e Jesus është interesuar së fundmi edhe skuadra italiane, Juventus.