“#SuningOut”. Kështu e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në Tëitter tifozët e Inter-it ndaj zërave që po shtohen gjithmonë e më shumë për shitjen e një tjetër ylli të ekipit.
Ylli në fjalë është Alessandro Bastoni. Mbrojtësi italian 23-vjeçar, në fakt, duket se do të jetë lojtari që do të sakrifikohet për të rregulluar bilancin. Për futbollistin interesohen Tottenham dhe Manchester City.
Drejtori i përgjithshëm i zikaltërve, Giuseppe Marotta, pasi ka sakrifikuar Achraf Hakimi dhe Romelu Lukaku verën e kaluar, duket se po punon për të marrë ofertën më të mirë të mundshme për lojtarin.
Një situatë kjo që nuk pëlqehet aspak nga ana e tifozëve. Në fillimin e “epokës kineze”, Suning ka premtuar një mirëqenie administrative dhe investime të mëdha në merkato.
Megjithatë, situata ekonomike ndërkombëtare, veçanërisht në Pekin, ka ndryshuar dhe shqetësimi mes tifozëve të Inter-it po fillon të rritet.