Italia dhe Gjermania ndanë pikët, duke luajtur baras (1:1) në stadiumin “Renato Dall'Ara” në Bologna.
Pas një loje të luftuar bien dy gola për tre minuta, e para në minutën e 70-të dhe tjetra në të 73-tën.
Në minutën e 70-të, Lorenzo Pellegrini nga afërsia shënon për 1:0 për Italinë.
Pas tre minutave, Joshua Kimmich shfrytëzon hutinë e mbrojtjes italiane dhe barazon rezultatin 1:1.
Duhet theksuar minutën e 35-të, Gjermania ishte me fat. Futbollisti Gianluca Scamacca (Italia) pranon një pasim të bukur dhe nga rreth 20 metra godet fortë e përtokë, por shtylla e djathtë ia mohon golin.
Pas xhiros së parë në Grupin 3 të Ligës A të Kombeve, Hungaria kryeson me 3 pikë, pasojnë Italia 1, Gjermania 1 dhe Anglia me 0 pikë.
Me 7 qershor Gjermania takohet me Anglinë dhe Italia me Hungarinë.