Turqia me lehtësi e ka mposhtur me rezultat 4:0 Ishujt Faroe, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Fatih Terim" në Stamboll.
Under (37'), Dervisoglu (47'), Dursun (82') e Demiral (85'), shënuan për fitoren e thellë.
Turqia kryeson me 3 pikë në Grupin 1 të Ligës C të Kombeve, duke lënë pas Luksemburgun me 3, Lituaninë 0 dhe ishujt Faroe me 0 pikë.
Turqit janë favorit të mëdhenj të grupit 1.