Ndeshje e rëndësishme: Sonte Kosova përball Greqisë

Futboll

Ndeshje e rëndësishme: Sonte Kosova përball Greqisë

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 07:06
Foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës sonte me fillim prej orës 20:45 e luan ndeshjen e dytë në Nations League.

Në “Fadil Vokrri”, përball do ta ketë Greqinë.

Ndeshjen e parë të edicionit të ri të Nations, “Dardanët” triumfuan si mysafir me rezultat 0:2 ndaj Gjeorgjisë.

“Kaltër e verdhët”, i kanë luajtuar katër ndeshje zyrtare me helenët, nga të cilat tri prej tyre kanë përfunduar me barazim, ndërkaq njërën Kosova e ka humbur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat