Sadio Mane është bërë golashënuesi më i mirë i kombëtares senegaleze.
Në ndeshjen e mbrëmshme në kuadër të kualifikueses për Kupën e Kombeve të Afrikës, Mane shënoi tri gola ndaj Benin.
Hat-triku i senegalezit kundër Beninit e ka bërë atë të kaloj Henri Camara, kështu duke u bërë golashënuesi më i mirë i kombëtares me 32 gola.
Mane gjeti golin në tri raste, dy nga penalltia, ndërsa një nga loja e hapur.
Ky ishte hat-triku i parë ndërkombëtar i anësorit të Liverpool, Mane që nga debutimi i tij në 2012 me kombëtare.