Salah mund të transferohet te Barcelona falas në sezonin tjetër

Futboll

Salah mund të transferohet te Barcelona falas në sezonin tjetër

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 09:45
Mohamed Salah

Mohamed Salah mund të kalojë te Barcelona verën e ardhshme.

Salah ka kontratë me Liverpool deri vitin e tjetër, ndërsa rinovimi ende nuk është arritur.

Në një intervistë para disa ditësh, sulmuesi tha se do të qëndrojë te ‘Reds’, por me shumë gjasë vetëm deri sa të përmbush kontratën e tij.

Sipas ‘Mirror’ Barcelona i ka thënë Salah, se ai mund t’i bashkohet ekipit të tyre verën e ardhshme.

Liverpooli i kanë ofruar rinovimin e kontratës, por egjiptiani nuk ka pranuar, kështu ai merkaton e vitit 2023 mund të transferohet te Barca me parametra 0.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat