Conte tenton t’i prishë punë zikaltërve

Futboll

Conte tenton t’i prishë punë zikaltërve

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 11:39
Conte tenton t’i prishë punë zikaltërve

Romelu Lukaku është padyshim njeriu i momentit në merkaton e Interit, me belgun që në ditët e fundit është përfolur për një rikthim të bujshëm te Interi.

Zikaltërit duket se nuk janë të vetmit në garë për 29-vjeçarin, me Totenhemin e Antonio Contes që duket të ketë shfaqur gjithashtu interes për lojtarin.

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, Conte ka kontaktuar personalisht me ish-sulmuesin e tij tek Interi për ta bindur të transferohet te skuadra e tij aktuale Totenhemi, ku do të formonte kështu një dyshe fizike në sulm së bashku me Herri Kejn.

Prioriteti i Lukakut mbetet rikthimi te Interi, i cili duhet të bindë Çelsin të lëri të lirë belgun me anë të një oferte të përshtatshme, me Totenhemin, Bajernin dhe klubet e tjera të interesuara që do po vëzhgojnë situatën me kujdes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat