Ish futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Ciriaco Sforza,flet për mediumin zviceran “Blick-Kick” për rastin mes kapitenit Granit Xhaka dhe selektorit të Zvicrës, Murat Yakin.
Granit Xhaka kritikoi taktikën e lojës së Murat Yakin pas humbjes me rezultat 2:1 ndaj Republikës Çeke (1:2) në kuadër të Ligës së Kombeve.
Selektori i kombëtares zvicerane nuk e kupton si kritikë deklaratën e kapitenit të tij.
“Kjo tingëllon si zjarr në ekipin kombëtar", - thotë ish-kapiteni i kombëtares Ciriaco Sforza. “Të dy janë mjaft të zgjuar, mjaft të rritur, duhet ta diskutojnë dhe të bëjnë më të mirën për kombëtaren”.
Nuk është hera e parë që Xhaka ka emocione të mëdha. Së fundmi, kapiteni i Zvicrës u zemërua kur Yakin e zëvendësoi kundër Kosovës. A po fillon një konflikt? Sforza është skeptik.
“Ndoshta është vetëm zhgënjimi i Xhakës. Nën drejtimin e Petkoviçit, Xhaka nuk ishte zëvendësuar nëse nuk do të ishte një dëmtimi.”
Trajneri i ri, rregulla të reja. “Ai dëshiron të testojë lojtarët e tij”, tha Sforza. Dhe kjo është një gjë e mirë.
“Yakin ka të drejtë të provojë lojtarët e tij në pozicione të ndryshme. E rëndësishme është t'i besosh atij".
Megjithatë, Sforza do të donte që mosmarrëveshjet të diskutoheshin dhe të zgjidheshin.
Përveç Xhakës, temë e vazhdueshme në kombëtare është edhe Xherdan Shaqiri.
Që nga transferimi i tij në Chicago të SHBA-ve, është temë e diskutuar dhe paksa në dyshim cilësitë e tija.
“Nuk duhet të diskutoni për cilësitë e tij”, thotë Sforza, por shton: “Udhëtimet e gjata dhe problemet e tij me muskujt mund të jenë probleme për të”.