Gotze zgjedh Portugalinë

Futboll

Gotze zgjedh Portugalinë

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 12:04
Gotze zgjedh Portugalinë

Mario Gotze zgjedh Portugalinë. Sikurse njofton e përditshmja portugeze “Record”, kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014, aktualisht pjesë e PSV Eindhovenit, ka arritur marrëveshjen me Benfican, që së shpejti do të të njoftojë blerjen e tij.

Përfaqësuesit e trekuartistit gjerman, që gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Borussias së Dortmundit dhe Bayernit, kanë rënë dakord me “Shqiponjat” për të paguar klauzolën e largimit nga ekipi holandez në vlerën 4 milionë euro.

Po sipas “Record’, zyrtarizimi te Benfica mund të vijë që të hënën. Mediet në Itali ditët e fundit kanë shkruar për një transferim të mundshëm të Gotzes te Roma si alternativë e Mkhitaryan, por te Milani, duke iu referuar marrëdhënieve të mira të klubit kuqezi me menaxherin e lojtarit.

Te Benfica e kanë gati fanellën më numër 10 për të. Në palmaresin e pasur të Gotzes, që nuk grumbullohet nga kombëtarja gjermane që nga vitit 2017, spikatin pesë tituj të Bundesligës të fituar me Bayernin dhe Dortmundin, Botërori Klubeve e vitit 2013 me ekipin bavarez, e mi gjithçka Kupa e Botës e vitit 2014 e fituar nga Gjermania pikërisht falë goli të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat