Greqia është në presion të Kombëtares së Kosovës, për faktin se e njeh mirë lojën e tyre dhe po ashtu e dijnë nga iu vjen rreziku!
Sonte në orën 20.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përballen Kosova - Greqia.
Media greke “Eleftherostypos.gr” shkruan se, Greqia kërkon trepikëshin në Prishtinë për vend të parë në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve.
“Greqia kërkon fitoren e dytë, që do t'i hapë rrugën për vend të parë në grup.
Bardheblutë duan të vazhdojnë rezultatet pozitive, pas fitores në Belfast (1:0 ndaj Irlandës së Veriut), duke treguar se është favorit për vendin e parë në grupin 2 të Ligës C. Kosova është në vendin e parë për shkak të fitores 2:0 ndaj Qipros.
Selektori grek po shqyrton disa ndryshime në formacionin startues..
Njëkohësisht, nuk përjashtohet mundësia që Mandalos të startojë si lojtar kyç, pasi Masouras është në dyshim”, - shkruan mes të tjera media greke.