Duket se lidhja mes Gerard Pique dhe Shakira-s ka mbaruar. Gjithçka për shkak të një tradhtie të supozuar nga ana e futbollisti të Barcelona-s.
Por në marrëdhënien mes të dyve ka vendosur të ndërhyjë një palë e tretë. Quhet Suzy Cortez dhe njihet prej kohësh si Miss Bum Bum.
Gruaja, në një intervistë të dhënë për Diario NY, ka bërë disa deklarat të rëndësishme në lidhje me sjelljen e Pique pikërisht kundrejt saj.
“Nuk kam folur më parë për respekt të Shakira-s, nuk e meritonte”, ka thënë Miss Bum Bum, që në të kaluar është fotografuar me fanellën e Messi-t. Pikërisht këto fotografi duket se kanë zgjuar “interesin” e Pique:
“Kam qenë mike e ish-presidentit Sandro Rosell dhe nga ajo që di unë, Pique i ka kërkuar numrin tim dhe më ka dërguar mesazhe. Në Instagram më kërkonte informacione për të pasmet e mia, sa e madhe ishte dhe thoshte se ishte xheloz që kisha pozuar me fanellën e Messi-t”.
Akoma për Pique dhe mesazhet e tjera të marra nga futbollistë të Barcelona-s: “Ai (Pique) ka qenë ai që më ka dërguar më shumë mesazhe. Dy të vetmit që nuk më kanë shkruar kanë qenë Messi dhe Coutinho, bashkëshortë dhe burra shumë të mirë”.