Kanë bërë xhiron e botës fjalët e Sadio Mane në lidhje me dëshirën e 60-70% të tifozëve të Senegalit që do të donin që të largohej nga Liverpool-i dhe të provonte një eksperiencë të re.
Sulmuesi ka thënë se do të plotësonte dëshirën e tifozëve, por tani ka qenë vetë ai që ka kërkuar të shpjegohet më mirë në lidhje me kuptimin e atyre fjalëve:
“Ajo që kam thënë duke iu përgjigjur pyetjes për tifozët senegalezë ka qenë një shaka, mendoj se ishte shumë e qartë. Unë kam shumë respekt për Liverpool-in”, ka thënë Mane për Canal +.
Megjithatë, Mane nuk e ka fshehur se e ardhmja e tij mbetet e paqartë: “Dua të shtoj se tifozët e Liverpool-it më kanë pritur dhe më kanë trajtuar gjithmonë shumë mirë. Thënë kjo, e ardhmja ime do të shihet”.
Kujtojmë se sulmues ka informuar klubin anglez pas finales së Champions League se ka dëshirë të largohet. Klubi që interesohet më shumë për të është Bayern Munich.
Por duket se skuadra e preferuar e Mane është një tjetër: “Bayern and Barça? Të dyja janë skuadra të mira. Por unë nuk jam tifoz i këtyre skuadrav e. Skuadra ime favorite është Marseille”, ka thënë senegalezi.