Ish-mbrojtësi i Mançester Junajtid, Patris Evra ka folur lidhur me situatën e ish-shokut të tij të skuadrës Kristiani Ronaldo te “Djajtë e Kuq”. Evra ka theksuar gjendjen e vështirë ku ndodhet klubi si dhe ka mbrojtur paraqitjet e portugezit duke përmendur se ai ka qenë pika kryesore e skuadrës në këtë sezon pavarësisht përfundimit zhgënjyes të tij.
“Mund ta lëmë të qetë? Ka realizuar 18 gola, ku do ishte Junajtid pa të?
Kush flet keq për të nuk e kupton çfarë thotë, flet nga xhelozia.
Nëse do ta vendosnim te një skuadër tjetër si Siti, Liverpul ose Çelsi do ta shikonit se çfarë do të bënte.
Te Junajtid çdo lojtar do të haste vështirësi, edhe Salah mund të ishte në të njëjtën situat këtu.”, u shpreh Evra.