Situata që vjen nga Puskas Arena është tërësisht e pazakontë.
Hungaria do të priste Anglinë në Ligën e Kombeve dhe vuan ende dënimin pa tifozë në stadium për shkakun e thirrjeve homofobike të tyre në kampionatin europian.
Ndërkohë UEFA i lejoi 30 mijë bileta fëmijëve nën 14 vjeç që të ishin të pranishëm në stadium.
Por hungarezët duken se e kanë problemin që në gjenezë, pasi të gjithë fëmijët kanë vërshëllyer Anglinë në momentin kur është ulur në gjunjë para ndeshjes, siç është kthyer në zakon.