Kanë mbetur edhe dy ditë nga ndeshja e parë e Shqipërisë në Ligën e Kombeve kundër Islandës dhe për këtë specialistët e basteve shohin favoritë ishullorët.
Në baste Islanda ka një koeficient fitoreje 2.20, ndërsa kuqezinjtë kanë kuotën 3.2.
Një barazim në këtë përballje do të jetë me koeficientin 3.10.
Ndeshja do të luhet në Reikjavik më datë 6 qershor në orën 20:45 në stadiumin “Laugardalsvöllur”.