Futbollisti Ramiz Bytyçi largohet nga ekipi i Ballkanit të Therandës.
Bytyçi nuk e kishte të lehtë të ndahet pas 13 viteve me kampionin e ri.
“Nga sot nuk do jem pjesë e Ballkanit.
E falënderoj president Arsim Kabashin, tifozët ‘Xhebrailat’, falënderoj trajnerët me të cilët punova, shokët e skuadrës dhe çdo njeri që e rrethon këtë klub.
Jam krenar që për 13 vite luftova dhe mbrojta ngjyrat e qytetit tim duke dhënë gjithçka nga vetja sa herë më është dhënë mundësia.
Tani po largohem me kokën lart duke realizuar ëndrrën time e të çdo qytetari te Suharekës, me fitimin e titullit kampion.
Mirupafshim Suharekë, faleminderit për gjithçka”, njofton Bytyçi.