Maqedonia e Veriut ka shënuar fitore e parë në Grupin 4 të Ligës C të Kombeve, duke e mposhtur në udhëtim me rezultat 2:0 Gjibraltarin.
Futbollisti Enis Bardhi shënoi në minutën e 21-të pas asistimit të Ezgjan Alioskit.
Në minutën e 84-të, Nikollov vulosi fitoren në 0:2.
Shqiptarët Visar Musliu, Enis Bardhi dhe Ezgjan Alioski, u paraqitën standardë. Alioski u zëvendësua në minutën e 65-të.
Maqedonia kryeson grupin me 4 pikë e Gjibraltari është në fund me 0 pikë.