LIverpooli duket se po përgatitet për një largim të Sadio Mane, me sulmuesin që duket gjithmonë e më pranë një transferimi te Bajerni.
Anglezët kanë piketuar zëvendësuesit e mundshëm të senegalezit ku mes tyre gjendet dhe talenti brazilian i Lids, Rafinja.
Sipas raportimeve nga “Mirror”, Liverpuli duket se ka vendosur ti bashkohet garës me Barcelonën për transferimin e tij pas paraqitjeve të mira të brazilianit në sezonin e shkuar në Premier Ligë.
Lids e vlerëson kartonin e futbollistit rreth 70 milionë euro, ku nëse të dy klubet do në rast dakortësie të dy klubeve rolin vendimtar do ta zinte dëshira e futbollistit, i cili për momentin është i orientuar drejt një transferimi te katalanasit.