Kosova dhe Greqia do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të xhiros së dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Kombëtarja jonë në këtë sfidë vjen pas fitores kundër Qipros (0-2), derisa me fitore vijnë edhe grekët që mundën Irlandën e Veriut (0-1).
Drejtësinë në këtë sfidë që parashikohet të jetë e interesante, do ta ndajnë treshja e gjyqtarëve nga Skocia.
John Beaton do të jetë gjyqtar kryesor i këtij takimit, ndërsa Daniel McFarlane dhe Douglas Potter do të jenë ndihmësit.
Sfida Kosovë-Greqi nis në orën 20:45.