Kombëtarja e Zvicrës është në presion të sfidës me Portugalinë, e cila luhet sonte në orën 20.45 në stadiumin “José Alvalade” në Lisbonë.
Xherdan Shaqiri dhe kapiteni Granit Xhaka, startojnë nga minuta e parë për Zvicrën.
Nga minuta e parë starton edhe Ronaldo.
Zvicra kërkon pikët e para pas humbjes me 2:1 nga Republika e Çekisë. Portugalia në hapje luajti baras (1:1) me Spanjën.
Çekia kryeson me 3 pikë në Grupin 2 të Ligës A të Kombeve, pasojnë Spanja 1, Portugalia 1 dhe Zvicra 0 pikë.