(E plotësuar) - Kosova zhgënjeu në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Greqia, në takimin e xhiros së dytë të Ligës C të Kombeve.
Pas fitores në Larnaca ndaj Qipros me rezultat 2:0, sonte nuk e patën shkëlqimin dhe mposhten në Prishtinë, duke pësuar humbjen e parë në kuadër të grupit 2.
Greqia merr kryesimin me 6 pikë, duke lënë pas Kosovën me 3, Irlandën Veriore 1 dhe Qipron 1 pikë.
Në minutën e 4-të, Arbër Zeneli pati rast të qind për qind por nga afërsia nuk e qëlloi portën. Greqia shënon në minutën e 36-të. Anastasios Bakasetas shënon nga rreth 18 metra duke e plasuar topin në këndin e poshtëm të majtë, 0:1.
Pjesa e dytë ishte më dinamike e me raste, por edhe një karton i kuq në minutën e 72-të, Fidan Aliti u ndëshkua pas dy kartonëve të verdhë dhe në minutën e 90+1, Arijanet Muriç u ndëshkua direkt me karton të kuq, pasi që preku topin me dorë jashtë 16-shit..
Në minutën e 52-të, Masuras harkon nga e majta, topi merr një trajektore të çuditshme e niset drejt portës, por për fat ndalet nga tërthorësja, fat i madh për Kosovën.
Pas dy minutave (54’), Rashica tenton nga jashtë zonës, topi devijohet nga një mbrojtës i skuadrës greke dhe Vlakodimos detyrohet të ndërhyje për të evituar që të shkojë drejt rrjetës.
Në minutën e 63-të, Arijanet Muriç shpëton gol të sigurt, duke e mbyllur këndin e majtë dhe e ndali gjuajtjen e lojtarit grek Baldock. Edon Zhegrova në minutën e 64-të, shmang mbrojtjen dhe gjeti hapësirë duke gjuajtur për disa centimetra jashtë shtyllës së djathtë pingule.
Greqia përfitoi nga një karton i kuq i Kosovës (Aliti) dhe e ruajti rezultatin me sukses deri në fund.
Kosova - Greqia 0:1
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Gjyqtar: J. Beaton (Skocia).
Shikues: 13.000.
Shënues: Bakasetas (36’).
Kartona të verdhë: Aliti, Fazliji - Giakoumakis, Kourbelis, Athanasiadis.
Kartoni i kuq: Aliti (pas dy të verdhëve), Muriç (direkt me të kuq).
Kosova: Muriç, Aliti, Kryeziu, Rrahmani, Kastrati, Fazliji (Dresheviç 75’), Loshaj (V. Berisha 76’), Rashica (Bytyçi 57’), Zeneli (Kololli 57’), Zhegrova (Ujkani 90+3’) dhe Muriqi.
Greqia: Vlachodimos, Baldock, Mavropanos, Chatzidiakos, Tsimikas, Bakasetas, Kourbelis (Siopis 56’), Mantalos, Limnios, Giakoumakis (Pavlidis 57’) dhe Masouras (Douvikas 77’).
87' Ndeshja po shkon drejt fundit.
83’ Kosova në vështirësi.
Kosova - Greqia 0:1
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Shënues: Bakasetas (36’).
Kartona të verdhë: Aliti, Fazliji - Giakoumakis, Kourbelis, Athanasiadis.
Kartoni i kuq: Aliti (pas dy të verdhëve).
Kosova: Muriç, Aliti, Kryeziu, Rrahmani, Kastrati, Fazliji (Dresheviç 75’), Loshaj (V. Berisha 76’), Rashica (Bytyçi 57’), Zeneli (Kololli 57’), Zhegrova dhe Muriqi.
Greqia: Vlachodimos, Baldock, Mavropanos, Chatzidiakos, Tsimikas, Bakasetas, Kourbelis (Siopis 56’), Mantalos, Limnios, Giakoumakis (Pavlidis 57’) dhe Masouras (Douvikas 77’).
78' Kosova po mundohet edhe pse me një lojtar me pak.
75' Kosova në presion të madh.
72' Fidan Aliti u nënshkruar me karton të kuq pas dy të verdhëve. Kosova me një lojtar me pak në 18 minutat e fundit.
71’ Kosova kërkon me ngulm golin.
Kosova - Greqia 0:1
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Shënues: Bakasetas (36’).
Kartona të verdhë: Aliti, Fazliji - Giakoumakis, Kourbelis.
Kosova: Muriç, Aliti, Kryeziu, Rrahmani, Kastrati, Fazliji, Loshaj, Rashica (Bytyçi 57’), Zeneli (Kololli 57’), Zhegrova dhe Muriqi.
Greqia: Vlachodimos, Baldock, Mavropanos, Chatzidiakos, Tsimikas, Bakasetas, Kourbelis (Siopis 56’), Mantalos, Limnios, Giakoumakis (Pavlidis 57’) dhe Masouras.
70' Ndeshje e nxehtë, të dy ekipet luftojnë.
67' Nuk ka ndryshim rezultati.
64' Zhegrova iu shmang mbrojtjes dhe gjeti hapësirë duke gjuajtur për disa centimetra jashtë shtyllës së djathtë pungule.
63' Greqia rrezikon sërish por portieri Muriç ia mohon golin.
60’ Atmosferë po, lojë me rivalitet po, Kosova kërkon golin e barazimit.
Kosova - Greqia 0:1
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Shënues: Bakasetas (36’).
Kartona të verdhë: Aliti, Fazliji - Giakoumakis, Kourbelis.
Kosova: Muriç, Aliti, Kryeziu, Rrahmani, Kastrati, Fazliji, Loshaj, Rashica (Bytypi 57'), Zeneli (Kololli 57’), Zhegrova dhe Muriqi.
Greqia: Vlachodimos, Baldock, Mavropanos, Chatzidiakos, Tsimikas, Bakasetas, Kourbelis (Siopis 56’), Mantalos, Limnios, Giakoumakis (Pavlidis 57’) dhe Masouras.
58' Kosova po has në vështirësi.
55' Milot Rashica pati mundësi të mirë por portieri grek shpëton portën.
54' Kosova shpëton, tërthorësja aleat.
51' Kosova në trysni.
46' Pritet Kosova të tregojë më shumë në pjesën e dytë.
Përfundon pjesa e parë.
Pjesa e parë u karakterizua me rivalitet, me një rast për Kosovën dhe një gol për Greqinë dhe dy futbollistë të ndëshkuar me kartona të verdhë.
Në minutën e 4-të, shpërdoroi një rast të qind për qindtë.
Në minutën e 36-të, Anastasios Bakasetas nga rreth 18 metra shënoi gol të bukur në këndin e poshtëm të majtë të portierit Arjanet Muriç.
Kosova - Greqia 0:1
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Shënues: Bakasetas (36’).
Kartona të verdhë: Giakoumakis, Kourbelis.
Kosova: Muriç, Aliti, Kryeziu, Rrahmani, Kastrati, Fazliji, Loshaj, Rashica, Zeneli, Zhegrova dhe Muriqi.
Greqia: Vlachodimos, Baldock, Mavropanos, Chatzidiakos, Tsimikas, Bakasetas, Kourbelis, Mantalos, Limnios, Giakoumakis dhe Masouras.
44' Kosova është në presion.
42' Edhe më tej Greqia në epërsi.
36' Bie gol në Prishtinë, Greqia avancon. Bakasetas shënon nga rreth 18 metra duke e plasuar në këndin e poshtëm të majtë, 0:1.
35' Nuk ka ndonjë rast deri me tash.
32’ Kosova e nisi mirë, bëri trysni në minutën e 4-të Arbër Zeneli pati rast të qind për qind por nuk e qëlloi portën. Grekët tani kanë stabilizuar lojën dhe po tregohen më të rrezikshëm.
Kosova - Greqia 0:1
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Kartona të verdhë: Giakoumakis.
Kosova: Muriç, Aliti, Kryeziu, Rrahmani, Kastrati, Fazliji, Loshaj, Rashica, Zeneli, Zhegrova dhe Muriqi.
Greqia: Vlachodimos, Baldock, Mavropanos, Chatzidiakos, Tsimikas, Bakasetas, Kourbelis, Mantalos, Limnios, Giakoumakis dhe Masouras.
30' Giakoumakis ndëshkohet me kartona të verdhë.
28' Edhe më tej pa gola.
25' Greqia ka marrë disi iniciativën.
23' Është interesant se nga 4 përballjet e deritashme, kanë luajtur tri herë baras dhe Greqia e ka fituar vetëm një takim të fituar.
20' Tifozët 'Dardanët' po krijojnë atmosferë fantastike.
17' Greqia po tregon tani lojë më të mirë.
15’ Lojë e mirë, Kosova përmes Arbër Zenelit mjaft e rrezikshme.
Kosova - Greqia 0:0
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Kosova: Muriç, Aliti, Kryeziu, Rrahmani, Kastrati, Fazliji, Loshaj, Rashica, Zeneli, Zhegrova dhe Muriqi.
Greqia: Vlachodimos, Baldock, Mavropanos, Chatzidiakos, Tsimikas, Bakasetas, Kourbelis, Mantalos, Limnios, Giakoumakis dhe Masouras.
12' Kosova po kërkon sa më shpejt të shënojë në portën e grekëve.
10' Të dy ekipet po lutojnë për të arritur në epërsi.
8' Lojë e pëlqyeshme në stadiumin "Fadil Vokrri".
6' Kosova - Greqia, 0:0.
4' Rasti i parë i Kosovës, Zeneli shpërdoron një rast ideal.
3' Zeneli gjuan por nuk i shkoi ashtu siç e mendoj.
4' Lojë me ritëm.
1' Jehonë kënga besë besë.
Atmosferë e zjarrtë.
Giresse bën dy ndryshime nga ndeshja me Qipron!
Pas startit me fitoren 0-2 ndaj Qipos në transfertë, Kosova përballet mbrëmjen e sotme me Greqinë në “Fadil Vokrri”, me synimin për të marrë një tjetër 3-pikësh, që do të ngjiste dardanët në krye të renditjes në grup.
Trajneri Allain Giresse ka ndarë mendjen për formacionin, duke konfirmuar thuajse të gjithë futbollistët që luajtën në Qipro, teksa Valon Berisha dhe Blendi Idrizi janë ulur në stol për t’u lënë vendin Loshajt dhe Arbër Zenelit.
Formacionet zyrtare:
Kosova (4-2-3-1): Muriç; Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Loshaj, Fazliji; Zeneli, Zhegrova, Rashica; Muriqi
Greqia (4-3-3): Vlachodimos; Baldock, Mavropanos, Hadzidiakos, Tsimikas; Mantalos, Kourbelis, Bakasetas; Masouras, Giakoumakis, Limnios