Ndërkohë që pritet ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, një tjetër duel në grupin e “dardanëve” ka përfunduar tashmë.
Qiproja, të cilën Kosova e mposhti si mysafir me rezultat 2:0, ka luajtur sonte baras si vendës me Irlandën Veriore me rezultat 0:0.
Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të Ligës së Kombeve – Liga C, grupi 2.
Në tabelë prijnë Kosova e Greqia me nga tri pikë dhe kanë nga një ndeshje të zhvilluar. Irlanda Veriore e Qipro kanë nga një pikë, por kanë të zhvilluara nga dy ndeshje.