Uellsi në Kampionatin Botëror, Ukraina pëson nga një autogol 

Futboll

Uellsi në Kampionatin Botëror, Ukraina pëson nga një autogol 

Nga: K.G. Më: 5 qershor 2022 Në ora: 19:55
Uellsi në Kampionatin Botëror, Ukraina pëson nga një autogol 

Ukraina nuk e realizon synimin që të kualifikohet në Kampionatin Botëror, duke pësuar humbje nga një autogol.

Uellsi ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Ukrainës, në ndeshjen finale të play-off-it.

Futbollisti Gareth Bale nga gjuajtja e lirë rreth 21-22 metra, godet fortë por topi devijohet nga Andriy Yarmolenko dhe futet në këndin e poshtëm të majtë, 0:1.

Një autogol i kobshëm dhe që eliminon Ukrainën. Uellsi në festë, duke shënuar fitore para shikuesve të vet në Cardiff.

Ukraina që nga 26 shkurti po përballet në luftë me agresorin rus.

Një kualifikim i tyre do të ishte dhe një fitore për popullatën e saj që është duke përjetuar terrorin nga agresioni rus. Ukraina sot ishte e pafat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat