Kosova dhe Greqia do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të xhiros së dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
‘Dardanët’ në këtë sfidë vijnë pas fitores kundër Qipros (0-2), derisa me fitore vijnë edhe grekët që mundën Irlandën e Veriut (0-1).
Tribunat e stadiumit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ tashmë kanë nisur të mbushen më tifozët e Kombëtares sonë.
Tifo-grupi ‘Dardanët’ kanë premtuar atmosferë të zjarrtë në përkrahje të Kombëtares sonë në duel me grekët.