Cristiano Ronaldo u tregua i pamëshirshëm për Zvicrën.
Ai përveç që shënoi dy gola edhe asistoi në golin e parë.
Portugalia ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj Zvicrës, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit 2 të Ligës A të Kombeve.
Pak kush e ka pritur një debakël të Zvicrës.
Kapiteni Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri u paraqitën titullar, por sonte me kombëtaren zvicerane zhgënjen! Shaqiri u zëvendësua në minutën e 70-të.
Golat i realizuan Carvalho (15'), Ronaldo (35' e 39') dhe Cancelo (68').
Portugalia kryeson me 4 pikë, pasojnë Çekia me 4, Spanja 2 dhe Zvicra 0 pikë.