Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultatin 0:1 për Greqinë.
Pas ndeshjes, Aro Muriç u shpreh: “Nuk kishim fat. Tentuam maksimumin. Por, ne do të vazhdojmë”.
Portieri i “Dardanëve” u përjashtua me karton të kuq në minutën e 90-të, pasi luajti me dorë jashtë zonës.