Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka thënë pas ndeshjes me Greqinë që humbja (0:1) nuk ishte e merituar.
Muriqi tregoi edhe për një polemikë që pati me një tifoz në fund të ndeshjes.
“Kam larguar veten gjithmonë nga këto polemika.
Tifozi thoshte ‘jepe gol, jepe gol’. Por njerëzit duhet të kuptojnë se unë si Vedat Muriqi dhe të tjerët duam të japim gol më shumë se gjithçka.
Nganjëherë thjeshtë nuk ke fat dhe nuk mundesh. Reagova, por me profesionalizëm nuk duhet të ketë ndodhur. I kërkoj falje. Nuk e kam fyer apo asgjë. Vetëm i thashë trego respekt”, përfundoi ai.