Lionel Messi si buldozer, shënues i pesëfishtë, duke e turpëruar Estoninë!
Argjentina ka shënuar fitore me rezultat 5:0 ndaj Estonisë, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “El Sadar” në Pamplona.
Ndeshja Argjentinë - Estoni kthehet në shfaqjen e Lionel Messit.

Messi i shënoi vetë të pesë golat, në minutën e 8-të nga penalltia, pastaj të tjerët vijojnë në minutën e 45, 47’, 71’ dhe 76’.
Messi nuk ka shënuar kurrë pesë gola në një ndeshje për Argjentinën.