(E plotësuar) - Shqipëria merr një pikë të madhe në Reikjavik, duke barazuar me rezultat 1:1 me Islandën, në ndeshjen e Grupit 2 të Ligës B të Kombeve në futboll.
Ndeshje e mirë e me disa raste dhe dy gola të shënuara.
Kuqezinjtë të parët avancuan por pësuan në pjesën e dytë dhe nuk ia dolën të kthehen me tre pikë në ndeshjen e parë të kësaj gare.
Në minutën e 30-të, Taulant Seferi kalon në epërsi Shqipërinë, 0:1.
Pas një aksioni të Abrashit i cili tentoi portën, portieri vendas nuk ia doli të largonte dhe Seferi përfitoi duke shtyrë topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë, islandezët barazuan rezultatin përkatësisht në minutën e 49-të.
Gafa e prapavijës kuqezi me Gjimshitin i cili i pason Thorsteinson dhe ky i fundit e dërgon topin ne rrjetë.
Islanda - Shqipëria 1:1
Shënues: Thorsteinsson (49’) - Seferi (30').
Kartona të verdhë: Balliu - Olafsson.
Islanda: Runarson, Sampsted, Gretarson, H. Magnuson, Olafson, Helgason (Haraldsson 62’), Bjarnason (Thrandarson 74’), Johaneson, Sigurdson (Ellertsson 74’), A. Gudjonsen (S. Gudjohnsen 90+2’), Thorsteinsson (Anderson 62’).
Shqipëria: Berisha, Balliu (Veseli 82’), Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Gjasula, Abrashi (Ramadani 79’), Çekiçi (Asllani 73’), Seferi (Vrioni 73’), Çikalleshi (Balaj 73’).
90’ Olafson ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Ramadanit.
82’ Vjen edhe zëvendësimi i fundit i Rejas me Veselin i cili merr vendin e Balliut.
81’ Ramadani hynë në fushën e lojës në vend të Abrashit në këto minuta të fundit.
78' Ivan Balliu (Shqipëri) në pozicion jashtë loje.
76' Nuk ka ndryshim rezultati.
70' Elseid Hysaj (Shqipëri) dërgon topin, por ai nuk arrin të arrijë asnjë nga shokët e tij.
69’ Balliu nga e djathta dhe pastaj Hysaj nga e majta harkojnë shumë mirë në qendër të zonës, por mbrojtja vendase largon çdo rrezik në lojën në ajër.
67’ Një goditje dënimi jepet për Islandën.
Islanda - Shqipëria 0:1
Shënues: Thorsteinsson (49’) - Seferi (30').
Kartona të verdhë: Balliu.
Islanda: Runarson, Sampsted, Gretarson, H. Magnuson, Olafson, Helgason (Haraldsson 62’), Bjarnason, Johaneson, Sigurdson, Gudjonsen, Thorsteinsson (Anderson 62’).
Shqipëria: Berisha, Balliu, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Gjasula, Abrashi, Çekiçi, Seferi, Çikalleshi.
63' Arnar Vidarsson vendos të bëjë një zëvendësim. Thorir Johann Helgason do të zëvendësohet nga Hakon Arnar Haraldsson (Islandë).
59' Ivan Balliu (Shqipëri) jep një top të gjatë, por i mungon fuqia për të arritur bashkëlojtarët dhe pengohet nga një prej mbrojtësve.
56' Ivan Balliu godet me një top të mirë në zonë drejt Taulant Seferit (Shqipëri), goditja me kokë e të cilit nga qendra e zonës shkon larg shtyllës së majtë.
51' Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, me sfidën e sotme përballë Islandës, shkon në 72 ndeshje të luajtura më Kombëtaren.
49' Thorsteinsson barazon rezultatin 1:1. Gafa e prapavijës kuqezi me Gjimshitin i cili i pason Thorsteinson dhe ky i fundit e dërgon sferën ne rrjetë.
Përfundon pjesa e parë.
44' Fundi i pjesës së parë. Lojë e rrezikshme nga Sokol Cikalleshi (Shqipëri). Craig Pawson i bie bilbilit për një faull.
Islanda - Shqipëria 0:1
Shënues: Seferi (30').
ISLANDA: Runarson, Sampsted, Gretarson, H. Magnuson, Olafson, Helgason, Bjarnason, Johaneson, Sigurdson, Gudjonsen, Torsteinson.
Trajner: A Vidarson
SHQIPËRIA: Berisha, Balliu, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Gjasula, Abrashi, Çekiçi, Seferi, Çikalleshi.
40’ Pas golit, Shqipëria nuk është tërhequr mbrapa, por po vazhdon të sulmojë në kërkim të një tjetër rrjete për të bërë më të sigurt një fitore.
38' Amir Abrashi (Shqipëri) bën sllallomin, por një lojtar kundërshtar largojë topin.
35' Endri Çekiçi (Shqipëri) tenton të gjejë një prej shokëve të tij të skuadrës me një krosim premtues në zonë, por një mbrojtëseviton rrezikun.
30' Tailant Seferi kalon në epërsi Shqipërinë, 0:1. Shënon Seferi i cili i jep avantazhin kuqezinjve pas një aksioni të Abrashit i cili tentoi portën, Portieri vendas nuk ia doli të largonte sferën dhe Seferi përfitoi duke shtyrë topin në rrjetë.
28' Mbrojtja është vigjilente pasi largon një krosim të rrezikshëm nga Amir Abrashi (Shqipëri).
25' Arnor Sigurdsson (Islandë) po tregon lojë të mirë, Islanda - Shqipëria 0:0.
20' Alfons Sampsted (Islandë) përpiqet të bëjë me tepër por pa sukses.
19’ Berisha shpëton Shqipërinë nga goli i disavantazhit. Pas një rivënie anësore, topi shkon te Sigurdson i cili gjuan në portë, pro sheh portierin të devijojë mbi traversë sferën.
17’ Shqipëria mundohet të nisë topin disa herë radhazi në zonën vendase, por nuk gjen hapësirë për gjuajtje, pasi çdo tentativë bllokohet nga mbrojtja islandeze. Në fund është Seferi i cili gjuan por sheh sferën të devijohet mbi traversë.
15' ndeshje me rivalitet mes Islandës dhe Shqipërisë.
10’ Rivënie anësore e rrezikshme e islandezëve që hedhin topin në zonë, Helgason mundohet të devijojë me kokë por Berisha del dhe prek sferën duke fituar një faull.
Vendimi i RTSH për të mos transmetuar ndeshjen e përfaqësueses shqiptare në transfertë ndaj Islandës, të vlefshme për Ligën e Kombeve, është ndeshur me një protestë të zëshme nga tifozët e shumtë që pritnin të ndiqnin takimin nëpërmjet transmetuesit publik shtetëror
Reagimeve të shumta u është shtuar edhe grupimi “Tifozat Kuq e Zi” i cili prej shumë vitesh ndjek hap pas hapi kuqezinjtë në çdo transfertë që kanë zhvilluar në stadiumet në të gjithë kontinentin.
Reagimi zyrtar nga Tifozat Kuq e Zi
Përderisa Tifozat Kuq e Zi bëjnë kilometra për ta parë kombëtaren në Islandë, TVSH nuk e ka parë të arsyeshme të transmetojë drejtpërdrejt sonte ndeshjen e Kombëtares, të cilën interesi i gjithë Shqipërisë është të ketë sa më shumë vëmendje në ndeshjet që luan Kombëtarja.
Pas tre muajve pauzë, Kombëtarja jonë sonte luan ndeshje të rëndësishme kundër Islandës, ndërsa TVSH ka vendosur të mos transmetojë Kombëtaren dhe të transmetojë ndeshje të ekipeve të huaja.
Gjithsesi, djemtë tanë të Kombëtares, si në çdo ndeshje brenda dhe jashtë, do të mbështeten nga Tifozat Kuq e Zi, por kjo qasje e tillë, është e gabueshme dhe nuk tolerohet nga ne, sepse mbi të gjitha sportet, e rëndësishme është Shqipëria.