Zikaltërit planifikojnë takimin e radhës për Asllanin

Futboll

Zikaltërit planifikojnë takimin e radhës për Asllanin

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 20:50
Zikaltërit planifikojnë takimin e radhës për Asllanin

Interi po kërkon vazhdimisht për të zëvendësuar mesfushorin Marcelo Brozovic, dhe çdo pistë e mundshme i çon zikaltërtit tek lojtari i kombëtares shqiptare, Kristian Asllani.

Karakteristikat e mesfushorit të Empolit janë të ngjashme me të Brozovic dhe drejtuesit e Interi vazhdojnë të këmbëngulin për transferimin e tij, i cili duket se nuk do jetë aspak i lehtë, pasi për talentin e kombëtares kanë shfaqur interes edhe Milan.

Ndërsa nga ana tjetër së fundmi në garë për shërbimet e tij kanë hyrë edhe sheikët e Newcastle të Premier League.

Interesimi i skuadrës angleze ka bërë që tek Interite ndryshojnë strategjitë e marrëveshjes për Asllanin, me Marottën që ka lënë takim sërish me Empolin për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat