​Zyrtare, Ardian Cuculi largohet nga Drita

Futboll

​Zyrtare, Ardian Cuculi largohet nga Drita

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 22:51
Ardian Cuculi

Drita dhe mbrojtësi, Ardian Cuculi kanë ndarë rrugët pas tri vite bashkëpunim. Lajmin e ka konfirmuar të hënën nënkampioni i Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit.

Cuculi u bashkua me klubin nga Gjilani në vitin 2019-të, ku zhvilloi 98 ndeshje zyrtare dhe shënoi 5 gola.

Në edicionin 2019/20 ai fitoi titullin kampion të Superligës së Kosovës me këtë skuadër.

Te Drita, Cuculi u bë mbrojtësi i parë në histori të klubit që brenda një sezoni shënon gola në tri kompeticione: Kampionat, Kupë dhe Conferencë Ligë (Evropë)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat