Taulant Seferi u rikthye me gol në kombëtare. Sulmuesi i Tiranës realizoi golin e Shqipërisë në barazim 1-1 ndaj Islandës në Nations League, teksa për emisionin “Kuqezi” në Supersport, Seferi deklaroi:
“Po, jam i kënaqur me golin. Mendova se morëm tre pikët, por edhe një pikë nuk është keq, pasi nuk kemi fituar kurrë këtu. Tani të fitojmë ndaj Izraelit. Jam shumë i lumtur për golin.
Kjo vjen nga puna e bërë me klubin, kam punuar shumë, Zoti ma shpërbleu.
Çfarë nuk funksionoi me Cikalleshin? Ishim përgatitur t’u merrnim hapësirat, të luanim poshtë. Pjesën e parë luajtëm mirë, në të dytën nuk luajtëm ashtu siç ishim përgatitur, prandaj jemi mërzitur. Tani fokusi tek Izraeli.
Pjesa e dytë me më shumë lëvizshmëri dhe kontakt me topin? E vërtetë, e shfrytëzova rastin, e ndjeva që do vinte topi. Pjesën e dytë isha më i lirshëm, pata edhe rastin me kokë, por nuk gjuajta fort”, deklaroi sulmuesi i Tiranës.