Ndeshja e sotme mes Islandës dhe Shqipërisë ka shënuar një risi në përballjet mes dy ekipeve.
Për herë të parë, në atë që ishte takimi i 8 mes skuadrave, është regjistruar një barazim.
Deri tani, në 7 ndeshjet e mëparshme kishte qenë Islanda që kishte kryesuar me 4 fitore ndaj kuqezinjve që kishin 3 të tilla dhe asnjë ndeshje ku ishin shënuar barazime.
Kjo “tabu” u thye pasi ndeshja e sotme regjistroi barazimin e parë mes dy skuadrave pasi në fund të 90 minutave shifrat ishin 1-1.
Sa i përket golavarazhit, përfaqësuesja e Islandës ka avantazhin e një goli, pasi ka shënuar 11 në ndeshjet ndaj kuqezinjve kundrejt 10 të Shqipërisë.