Etrit Berisha një hap larg rekordit të portierit legjendar

Futboll

Etrit Berisha një hap larg rekordit të portierit legjendar

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 00:05
Etrit Berisha

Berisha është një hap larg rekordit të portierit legjendar të Shqipërisë, Foto Strakosha.

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, me sfidën e sotme përballë Islandës, shkon në 72 ndeshje të luajtura më Kombëtaren.

Tani ai është vetëm një ndeshje larg për të barazuar portierin tjetër legjendar të Kombëtares, Foto Strakosha, i cili është me 73 përballje, po aq sa dhe Ansi  Agolli, në vendin e 6-ë.

Gardiani kuqezi mund ta arrijë dhe madje dhe mund t’ia kalojë Strakoshës, duke u bërë portieri me më shumë prezenca për Kombëtaren.

Listën vazhdon ta udhëheqë kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana, me 93 ndeshje të luajtura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat