Reali gjithnjë më afër Aurelien Tchouameni

Futboll

Reali gjithnjë më afër Aurelien Tchouameni

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 00:55
Aurelien Tchouameni.

‘Los Blancos’ janë afër të bëjnë goditjen e parë të madhe në merkato.

Madrilenët janë tash e sa kohë pista kryesore për mesfushorin francez, Aurelien Tchouameni.

Raportimet e fundit nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano bëjnë të ditur se negociatat kanë afruar palët edhe më shumë.

Bisedimet po progresojnë po ashtu edhe në raport me skuadrën e Monaco.

Dilemat ishin nëse PSG do t’i bënte rivalitet Realit, por lojtari thuhet se ka ndarë mendjen tashmë.

Gjithçka mund të finalizohet pasi lojtari të kthehet nga grumbullimi me kombëtaren. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat