Skuadra e Dritës së Gjilanit është njëra nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar veror, duke sjell në Gjilan disa nga lojtarët më të mirë nga elita e futbollit.
Pas transferimit të Besnik Krasniqit dhe Florian Smakiqit, Drita prezantoi dhe lojtarin e tretë. Blend Baftiu zyrtarisht do të jetë bardhekaltër nga edicioni 2022/23.
Baftiu në skuadrën e Dritës do të ribashkohet me ish-shokun e skuadrës te Ramiz Sadiku, Almir Ajzerajn.
Ajzeraj u transferua te Drita në vitin 2020, ndërsa me kalimin e kohës është një nga lojtarët kyç në formacionin e Ardian Nuhiut.