Mauro Icardi ka konfirmuar se do të qëndrojë në Paris Saint-Germain të paktën edhe dy vite.
Komenti i argjentinasit erdhi si reagim ndaj një artikulli në "Gazzetta dello Sport" ku ishte vënë në dilemë e ardhmja e tij te kampionët francezë.
“Karriera ime është në rrezik?”, ka shkruar ai. “Kam edhe dy vite të mbetura në kontratën time me PSG-në.
"Mos u shqetësoni, unë jam ende 29 vjeç dhe njerëzit e dinë se kush jam pasi kam shënuar pothuajse 200 gola"..