Shakira dhe Gerard Pique prej disa ditësh janë në qendër të vëmendjes për ndarjen e konfirmuar nga të dy. Pas 12 vitesh lidhjej dhe dy fëmijëve së bashku, çifti ndau një shënim të shkurtër për shtyp:
“Na vjen keq të konfirmojmë se po ndahemi”.
Tani flet motra e Shakirës, Lucy Mebarak, e cila orët e fundit ka zbarkuar në Barcelonë për të vizituar babain e saj, i cili mbeti viktimë e një aksidenti (siç ka konfirmuar edhe ylli i pop-it ditët e fundit).
Motra e këngëtares nuk shkoi shumë larg, por tha se ndarja e çiftit ishte mjaft e parashikueshme dhe nuk e befasoi atë: “Nuk i kam parë, nuk jetoj në Spanjë. Unë jam motra, por nuk di ende asgjë.
Shakira po rikuperohet psikologjikisht, është larguar nga vendi me fëmijët e saj. Mendoj se do të kthehet së shpejti në Spanjë”, – tha ajo për “Europa Press”.