Futbolli dhe sporti në përgjithësi në Kosovë, mburren me kuadrot që kanë por tani ka edhe një kuadër profesional dhe të certifikuar në UEFA.
Është fjala për Sedat Limanin, i cili kreu me sukses fushën e menaxhimit të futbollit.
Limani është krenar me këtë të arritur dhe zotohet se do të kontribojë me tërë kapacitetin e tij në të mirë të futbollit të Kosovës dhe në përgjithësi shqiptar.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur të ndaj me ju që zyrtarisht sapo kam përfunduar dhe jam certifikuar nga UEFA në fushën e menaxhimit të futbollit.
Një shkollim i llojit të vetë dhe jam i nderuar të jam i pari shqiptar të përfundoj një shkollim të tillë me të cilin besoj shumë do të vë në praktikë në të ardhmen në futbollin tonë”, ka shkruar Limani në profilin e tij në facebook.