Inzaghi jep miratimin për firmën me Asllanin dhe Bellanovën

Futboll

Inzaghi jep miratimin për firmën me Asllanin dhe Bellanovën

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 12:56
Inzaghi jep miratimin për firmën me Asllanin dhe Bellanovën

Simone Inzaghi zbarkoi pasditen e djeshme në zyrat e Interit për të takuar drejtuesit e klubit dhe për t’u përditësuar mbi zhvillimet më të fundit në merkato, teksa mediat pranë klubit zikaltër zbulojnë edhe detaje nga bisedat.

Kështu trajneri ka dhënë miratimin për transferimin e Kristjan Asllanit nga Empoli dhe Raoul Bellanovës nga Cagliari, dy futbollistë të rinj dhe me mjaft perspektivë, teksa tashmë topi kalon në këmbët e drejtuesve të Interit që pritet të mbyllin marrëveshjet.

Mesfushori shqiptar shihet si zëvendësuesi ideal i Marcelo Brozovic dhe që mund të rritet gradualisht nën hijen e kroatit, ndërsa Bellanova është një anësor i shpejtë e teknik, që mund të bëjë shumë mirë të dy krahët e mesfushës me 5 që përdor Inzaghi.

Veç tyre, trajneri është siguruar edhe për marrëveshjen me Mkhytarian, që refuzoi rinovimin me Romën dhe që këtë javë mund të kryejë vizitat mjekësore e të firmosë me zikaltrit një kontratë dy vjeçare.

Po sa i përket merkatos në hyrje, Inzaghi është informuar edhe për situatën me Dybalën, që është ende në pritje, por edhe atë me Lukakun, që dëshiron rikthimin dhe pritet të negociojë personalisht me drejtuesit e Chelsea.

Ndërkohë në merkaton në dalje, trajneri është siguruar se pjesa më e fortë e e skuadrës do të qëndrojnë, teksa drejtuesit do të provojnë të gjejnë paratë e kërkuara nga shitja e lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në planet për të ardhmen, si Sen

Inzaghi jep miratimin për firmën me Asllanin dhe Bellanovën

si, Gagliardini, De Vrij, apo edhe Dumfries, që ka luajtur titullar, por që ka oferta joshëse nga Anglia.

Vlen të theksohet se vetë Inzaghi ka arritur marrëveshjen për të zgjatur bashkëpunimin e tij me Interin deri në verën e 2025-ës teksa tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat