Frenkie de Jong është bërë objektivi kryesor i Manchester Unitedit për sezonin e ardhshëm.
Mesfushori holandez pritet të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez.
Dhe, mediumi spanjoll “Sport” raporton se “Djajtë e Kuq” do t’i nisin bisedimet me Barcelonën për futbollistin në javën që vjen.
Barça synon të nxjerr sa më shumë para nga shitja e ish-futbollistit të Ajaxit, duke e pasur parasysh krizën financiare në të cilën po kalon klubi katalunas.
Përpos De Jongut, Barça mund të shesë edhe lojtarë të tjerë për t’i balancuar sadopak financat, e tek pastaj të mendojë për përforcimet eventuale.
Dëshirë e lojtarit është të qëndrojë në “Camp Nou”, por rrethanat aktuale mund ta shtyjnë atë të përfundojë në “Old Trafford”, ku do të punonte me ish-trajnerin e tij, Erik Ten Hag.